Haxhi Shala e bën formacionin e politikanëve në “Favorit”, Albin Kurtin e lë në tribuna, Thaçin kapiten

16 dhjetor 2022 | 00:11

Politikani kosovar, Haxhi Shala është i ftuar sonte në emisionin “Favorit” në Televizionin T7.

Atij iu dha një detyrë për ta bërë një formacion me politikanët kosovarë.

“Në portë Glauku se është i gjatë, shumë shkurt e ka edhe në VV. Avdullah Hoti, Besnik Tahiri e Ferat Shala në mbrojtje. E kam shti Elmi Reçicën në krahun e majtë të mbrojtjes, vyen një njeri i SHIK-ut. Në qendër të mesfushës e kam lënë Ramushin. Në njërën anë Fatmirin, në tjetrën Kadrinë në mesfushë. Qendër sulmues e kam lënë Hashim Thaçin. Në njërën anë ia kam lënë Hajredin Kuçin, e në anën tjetër Xhavit Halitin. Kapiten po e lëmë Hashim Thaçin”, e zbuloi formacionin Shala.

Ai tha se Vetëvendosjen dhe Listën Guxo i ka lënë në tribuna, pas siç tha ai janë ende të ri.

“VV dhe Guxo i kam lënë në tribuna, pasi janë shumë të ri. Albin Kurti ende ai ka kohë me ardh me hi në fushë”, tregoi Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Sllovakisë të enjten ra pas humbjes së një…