Haxhi Shala, Fazli Hoxha dhe Ragip Shala takojnë kryetarët e nëndegëve të Nismës në Rekë të Keqe
Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, së bashku me ish-deputetin dhe anëtarin e kryesisë Haxhi Shala dhe këshilltarin e Fatmir Limajt, Ragip Shala, kanë takuar kryetarët e nëndegëve të Nismës në Rekë të Keqe.
Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se u konfirmua se Nisma në Rekë të Keqe është gatshme për fitoret e radhës.
“Nisma Socialdemokrate kësaj here ka arsye të mobilizohet edhe më shumë pasi ka kandidatin e saj për kryeministër, liderin Fatmir Limaj”, ka shkruar Hoxha.
Postimi plotë i Hoxhës:
Takim me kryetarët e nëndegëve të Rekës së Keqe, Nisma drejt fitoreve të reja
Bashkë me anëtarin e kryesisë qendrore Haxhi Shala, këshilltarin politik të zëvendëskryeministrit Fatimir Limaj, Ragip Shala, diskutuam për përgatitjen që po bëjnë strukturat e Nismës për zgjedhjet parlamentare në këtë rrethinë.
U konfirmua se Nisma në Rekë të Keqe është gatshme për fitoret e radhës.
Nisma Socialdemokrate kësaj here ka arsye të mobilizohet edhe më shumë pasi ka kandidatin e saj për kryeministër, liderin Fatmir Limaj.
Jemi gati me Limajn kryeministër.