Haxhi Shala ftohet nga Gjykata Speciale

24 gusht 2020 | 21:33

Deputeti nga radhët e AAK-së, Haxhi Shala është ftuar nga Gjykata Speciale si i dyshuar.

Shala përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se në Speciale do të paraqitet më 8 shtator.

“Tendencat për njollosjen e luftës dhe vlerat e UÇK-së janë të papranuesheme. Sdoqoftë unë do t’i pëgjigjem kësaj ftese, sepse e njoh mirë luftën tonë dhe arsyen e saj”, ka shkruar Shala.

Postimi i plotë i Shalës:

E rastesishme apo jo, në 22 vjetorin e ditës së dëshmorëve të Brigades 121, kur po përkujtojmë përvjetorin e rënies së bashkëluftetarit tim Ismet Jashari- Kumanova dhe dëshmorëve tjerë të rënë në luftën e paster e të drejtë të UÇK-së – Unë komandanti i kësaj brigade, sot kam pranuar ftesen nga Gjykata Speciale në Hagë, si i dyshuar, ku do të duhet të jem i pranishem atje me 8 Shtator të këtij viti.

Tendencat për njollosjen e luftës dhe vlerat e UÇK-së janë të pa pranuesheme. Sdoqoftë unë do t’i pëgjigjem kësaj ftese, sepse e njoh mirë luftën tonë dhe arsyen e saj.

HSH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale ka ftuar edhe një ish-ushtar të Ushtrisë Çlirimtare…