Haxhi Shala i AAK-së ka një mesazh për qytetarët e Malishevës

05 janar 2021 | 15:57

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Haxhi Shala, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Nismës Socialdemokrate, i është drejtuar me një mesazh bashkëvendësve të tij nga Malisheva.

Ai nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”, ka shkruar se askush më mirë se malishevasit nuk e njeh kontributin e tij në etapa të ndryshme të rrugëtimit politik.

Me këtë rast, Shala ka ftuar qytetarët e Malishevës që të jenë të bashkuar nnë fazën e re politike në të cilët sipas tij është duke hyrë Kosova.

“Të nderuar qytetarë të Malishevës dhe më gjerë. Së bashku, në të kaluarën dhe deri më sot kemi bërë rrugë të gjatë e të mundimshme dhe askush më mirë se ju nuk më njeh mua. Unë mbes përherë gardian i juaji dhe i interesave të Kosovës, në çdo kohë që kërkohet. Tani që në këtë fazë të re politike po hyjmë, ju ftoj të jemi të bashkuar, të gjejmë mirëkuptimin e bashkëpunim në mes veti dhe të ecim përpara. Vetëm të bashkuar si në të kaluarën do t’i tejkalojmë sfidat e të garantojmë suksesin. Na priftë e mbara të gjithëve”, ka shkruar Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shpërthim i madh ka ndodhur pak minuta më parë…