Haxhi Shala kritikon zyrtarët e Nismës

11 gusht 2020 | 11:35

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala ka kërkuar nga kolegët e ish-partisë së tij, Nisma Socialdemokrate.

Ai ka kërkuar nga ta që ta ndalin fushatën e shantazhit dhe linçimeve ndaj tij.

Shala disa zyrtarë të Nismës i ka quajtur mosmirënjohës, duke thënë se kanë përfituar nga ai ekonomikisht dhe politikisht.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se qasja e tillë për të përfituar politikisht me shantazhe dhe linçime do ta forcojnë atë.

 

Postimi i plotë i Shalës:

FILOZOFI IMMANUEL KANT THOSHTE MOSMIRËNJOHJA ËSHTË THELBI I POSHTËRSISË

Ndonëse nisur nga ky fakt për gjatë gjithë jetës sime nuk kam vepruar kundër të sw keqes se askujt por vetëm asaj produktive, pra të mirës dhe mirënjohjes se  përgjithshme për se cilin.

Ndërsa disa kolegë të Nismës që veçse kanë përfituar nga unë ekonomikisht e politikisht, paskan filluar të me gjejnë behane.

Me ç’rast unë nuk po mund të arrij ta kuptoj atë behane të cilwn ma paskan etiketuar dhe nuk po mund ta pranoj si të tillë veçse sulm pa argument që i ngjason një luftë speciale dhe mosmirënjohje duke u munduar të me sterpikin me mëkatet e mëkatarëve që gjinden aty pari.

Prandaj qasja e tillë për të përfituar politikisht me shantazhe dhe linçime vetëm do i dobësoj dhe mua do me forcoj dhe nëse mendojnë vërtetë luftë speciale do të ngelni humbës dhe unë si çdo herë fitimtar,ngase kam mjaft ushtar që po me bashkohen, por jo luftëtarë të pushkës por të pendës dhe betejave të politikës që ne zgjedhjet e ardhshme do të dal edhe me triumfues si çdo herë përkundër ju humbëseve dhe mosmirënjohësve.

Prandaj ndaleni ketë qasje të fushatës se gabuar!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zbulohet prejardhja e gurëve të famshëm të Stonehenge, siti arkeologjik…