Haxhi Shala: Kurti po e shkel Kushtetutën
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon Taubadel, ka reaguar pas masave të reja të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Taubadel ka thënë se vendimet duhet t’i kthehet bazës së Kushtetutës dhe se nuk mund të ju tregohet njerëzve ora kur ata mund të dalin.
Për këtë ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e vet shefi Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, i cili ka thënë se eurodeputetja gjermane e Parlamentit të Bashkimit Evropian, po e jep një provë tjetër se Kurti po bënë shkelje të Kushtetutës.
“Kurti madje si ushtrues detyre po e shkel Kushtetutën vazhdimisht, po e kap shtetin në emër të çkapjes, po e menaxhon shtetin me performancë të dobët si aktor politik nën një profil autoritar dhe për më keq ai po i humbet të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë. Demokracia nuk i njeh veprimet tij!”, ka shkruar Shala.
/Epoka e re/