Haxhi Shala: Nisma Socialdemokrate ka rritje 7 për qind
10 maj 2019
| 00:05
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, ka thënë se aktualisht ky subjekt politik sipas sondazheve ka rritje në 7 për qind.
Ai ka thënë se kurdo që mbahen zgjedhjet e parlamentare, Nisma Socialdemokrate duhet t’i hyjë garës e vetme në zgjedhje.
Shala ka thënë se kjo përqindje do të jetë më e madhe në muajt e ardhshëm.