Haxhi Shala publikon një foto me uniformë të UÇK-së për ditën e çlirimit të Malishevës
16 qershor 2019
| 15:09
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka uruar qytetarët e Malishevës me rastin e 20-vjetorit të çlirimit.
Shala ka thënë se 20 vjet pas çlirimit në Malishevë kanë ndodhur zhvillime pozitive.
“Urime dita e çlirimit vendlindja ime Malishevë. Sot 20 vite pas çlirimit, ka ndryshime pozitive në komunën tonë dhe jo vetëm, kjo falë idealit për çlirim nga bij dhe bija të vendit tonë, respektivisht dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, veprimtarëve, mërgimtarëve dhe miqve ndërkombëtarë të Kosovës. Në foto: Haxhi Shala, Rexhep Selimi, Sabit Shala, dhe dy bashkëluftëtarë tjerë”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/