Haxhi Shala takon banorët e Luzhnicës dhe Javorit, thotë se ndryshimi i madh po vjen me Haradinajn president
30 janar 2021
| 22:29
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Haxhi Shala, i shoqëruar edhe nga kryetari i komunës së Therandës, Bali Muharremaj, ka takuar banorët e Luzhnicës dhe Javorit.
Shala përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Luzhnica dhe Javori janë të gatshëm për ndryshimin e madh më 14 shkurt për Ramush Haradinaj president.
“Sonte, së bashku me kryetarin e Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, takuam banorët e Luzhnicës dhe Javorit. Luzhnica dhe Javori të gatshëm për ndryshimin e madh dhe për Ramush Haradinaj president. HSH10 #HaxhiShala10”, ka shkruar Shala.