Haxhi Shala takon disa të rinj në Deçan

27 janar 2021 | 20:59

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Haxhi Shala, ka takuar të mërkurën disa të rinj në Komunën e Deçanit.

Shala përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se rinia e Deçanit dhe rinia e Kosovës është vlera më e madhe që ka vendi.

“Me rininë e Deçanit u takuam gjatë ditës së sotme, ku biseduam për shumë gjëra që e preokupojnë rininë. Rinia e Deçanit dhe rinia e Kosovës është vlera më e madhe që ka vendi.  Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim! HSH10 #HaxhiShala10″, ka shkruar Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte…