Haxhi Shala: Taksa mbetet në fuqi
11 prill 2019
| 00:09
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka thënë se nuk duhet të hiqet taksa 100 për qind derisa Serbia ta kuptojë se s’ka më lojë me Kosovën.
“E kanë kuptuar miqtë tanë edhe vendorët që e kundërshtuan. Duhet të mësohemi me vendimet tona. Të respektohet kur merret vendimi. Është zbehur presioni. Dëshiroj që Serbia të kuptojë se s’ka lojëra me Kosovën siç ka pas deri tash. Ajo po vazhdon si me zgjedhje e të tjera, por taksa mbetet në fuqi. Në momentin që e kupton Serbia se duhet të ulet me Kosovën si fqinje, mund të tërhiqet. Por karshi kësaj diplomacie të saj të egër pse të hiqet”, ka deklaruar Shala në Interaktiv të KTV-së.