Haxhi Shala thotë se Nisma voton pro demarkacionit

20 shkurt 2018 | 19:30

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka thënë se kjo parti do të votojë pro ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

“Kryetari i partisë sonë, Fatmir Limaj, ka negociuar në marrëveshjen me Malin e Zi dhe ne jemi pro kësaj marrëveshjeje, do të votojmë pro ditën e enjte. Besoj që kryeministri dhe të gjithë liderët kanë negociuar me partnerët e tyre, LDK është deklaruar pro, ka mbetur të bisedohet me Listën Serbe. Kjo çështje është veç e përfunduar dhe shpresoj që të enjten të votohet”, ka thënë Shala në “Info Magazine” të “Klan Kosovës”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prof. asoc. dr. Fahredin Shabani Katër vjet pa studiuesin…