
Haxhi Zeka emërohet trajner i kësaj skuadre
Legjenda e Besës, Haxhi Zeka është emëruar trajner i skuadrës së Dardanisë. Zeka e ka licencën B të UEFA-s.
Ish-golashënuesi më i mirë, lojtari më i mirë në Kosovë dhe tri herë kampion rresht në futbollin kosovar, tani e tutje do të jetë trajnerë edhe zyrtarisht te skuadra Dardania, ku trajner do të jetë edhe Mensur Duraku.
“Është më të vërtetë një punë e vështirë si trajnerë, shumë më e vështirë se të jesh lojtarë, sepse ke presion më shumë. Së bashku me kolegun Arbër Bashota shpresoj dhe besoj shumë që do të bëjmë punë të mirë me këtë skuadër”, ka thënë Haxhi Zeka
I pyetur se a do të ketë ndonjë top golashënues nga ai në Ligën e Dytë te Dardania Zeka është përgjigjur: “Ka disa ditë, pothuajse një javë që i kam vëzhguar skuadrën Dardania në stërvitje dhe po ashtu në ndeshje miqësore,besoj se po do të ketë golashënues,ka lojtarë të mirë në këtë skuadër dhe luajnë në mënyrë kolektive dhe me punën që do të bëjmë mund të dalin edhe top golashënuesit pse jo”.
“Kisha disa ditë që isha në bisedime me kryetarin e klubit z.Xhavit Nikqi,oferta ishte serioze dhe me synime të qarta,të krijohet një skuadër e cila luan futboll kolektivë dhe futboll të bukur. Pas disa ditëve që kisha vëzhguar këtë skuadër edhe lojtarët ishin një arsyeje më shumë që më binden. Falënderoj kryetarin e klubit dhe gjithë stafin që ma besuan këtë detyrë”, ka deklaruar Zeka.