As Haxhi Zeka s’e shpëton Besën nga humbja
03 maj 2018
| 17:56
Legjenda e futbollit të Kosovës, Haxhi Zeka është rikthyer nga pensionimi në moshën 44-vjeçare, por paraqitja e tij në ndeshjen ndaj Flamurtarit nuk ka rezultuar e suksesshme.
Skuadra pejane pësoi humbje të thellë me rezultat 0-4, kurse tash mbijetesa në elitë do të jetë edhe më e vështirë për tu arritur.
Golat për skuadrën nga kryeqyteti i shënuan Almir Hajzeraj (2), Oscar Mendes (49), Alban Shillova (77) dhe Ron Statovci (86).
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)