Haxhihamza nga Ballkani kalon te Dukagjini

17 gusht 2021 | 17:00

Portieri Kenan Haxhihamza është transferi i radhës i skuadrës së Dukagjinit nga Klina.

Haxhihamza së fundmi ishte pjesë e Ballkanit, kurse me herët e ka djersitur edhe fanellën e Gjilanit.

“Kenan Haxhihamza i bashkohet Dukagjinit. Portieri rahovecian i bashkohet klubit të Dukagjinit nga skuadra e Ballkanit. Haxhihamza, i lindur më njëzetetetë dhjetor 1996, i ka mbrojtur edhe ngjyrat e Gjilanit për katër sezone me radhë. 24-vjeçari, tash e tutje do të jetë pjesë e klubit tonë, të cilit i urojmë mirëseardhje dhe suksese në fanellën bardhegjelbërt”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Dukagjinit.

Skuadra që drejtohet nga Armend Dallku, sot e ka prezantuar edhe mesfushorin Bujar Shabani.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar rreth situatës me pandeminë në…