Haxhijaj, kandidat për deputet: Me Bedri Hamzën kryeministër do të ketë arsim cilësor

15 dhjetor 2024 | 11:56

Shasivar Haxhijaj, kandidat për deputet në listën e PDK-së me numër 52, ka thënë se me Bedri Hamzën kryeministër do të jetë një e ardhme e re për arsimin, me nxënës të pajisur me aftësitë e së nesërmes, duke i mbështetur fëmijët, familjet dhe mësimdhënësit.

“50% rritje të pagave për mësuesit, arsimtarët, profesorët dhe të gjithë punëtorët e arsimit. 100 euro subvencion mujor për çdo familje që nuk mund t’i regjistrojë fëmijët në çerdhet publike dhe ndërtim të vazhdueshëm të çerdheve të reja. Arsim cilësor, me mësim gjithëditor, me psikologë e zyrtarë të sigurisë nëpër shkolla dhe programe kundër dhunës, bullizmit e abuzimit. Arsim të digjitalizuar fillor dhe të mesëm, me tabela, mjete e materiale mësimore digjitale për çdo klasë dhe me softuer digjital kombëtar për arsimin. Fond Shtetëror të Bursave për studentët”, ka shkruar në “Facebook” Haxhijaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe nënkryetari i Kuvendit, Enver…