Haxhijaj tregon pse zëvendësohet Flaka Pruthi me Fjorda Shabanin
Në listën për Bursat Olimpike Tokyo 2020 janë bërë ndryshime, bazuar në kontratën e nënshkruar në tetor të vitit 2017 ndërmjet KOK-ut, sportistit dhe federatës përkatëse.
Bursa i është ndërprerë notares Flaka Pruthi dhe ajo është zëvendësuar me Fjorda Shabanin
“Kohët e fundit kemi kërkuar nga federatat raportin e performancës së sportistëve, nëse sportistët janë në rrugën e duhur për ta fituar Normën Olimpike. Disa raporte vetëm sa i kemi analizuar dhe për shkak të performancës jo të kënaqshme kemi vendosur t’ua ndërpresim bursën Olimpike notares Flaka Pruthi, të cilën kemi vendosur ta zëvendësojmë me 14-vjeçaren e talentuar Fjorda Shabani. Bursa mujore që do t’i ndahet Fjordës është 150 dollarë nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe 100 euro nga Komiteti Olimpik i Kosovës”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj.
/Epoka e re/