Haxhimusën nuk e tundon interesimi i Partizanit
13 dhjetor 2017
| 11:46
Mesfushorin Betim Haxhimusa është duke e kërkuar skuadra e Partizanit të Tiranës. Ai për “Epokën e re” ka bërë me dije se nuk po e tundon aspak interesimi i skuadrës shqiptare dhe se planifikon t’i mbetet besnik Gjilanit.
“Kam kontratë me Gjilanin deri në muajin qershor dhe jam i përqendruar maksimalisht vetëm te kjo skuadër. Kam oferta nga disa klube jashtë futbollit të Kosovës, por nuk do të largohem deri në verë”, ka theksuar Haxhimusa, i cili nuk ka dashur t’i bëjë publikë emrat e skuadrave që janë të interesuara për shërbimet e tij.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)