Haxhiu: AAK-ja respekton cilindo vendim të Kushtetueses
26 maj 2020
| 22:34
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se kjo parti do ta respektojë çfarëdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi, për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.
Në Rubikon të Klan Kosova, Haxhiu ka thënë se vendi ndodhet në një periudhë nuk mund të lejohet të humbet më tepër kohë.
“Kuvendi është në një moment jo të volitshëm. Presim çfarëdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar ajo.
Haxhiu ka theksuar se Kurti s’kishte guxim të përballej me tema të mëdha dhe sipas saj, filozofinë që tentojnë ta proklamojnë është boshe.