Haxhiu: Albin Kurti po përpiqet të blejë vota me paratë e popullit

22 dhjetor 2024 | 23:12

Kandidati i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë Kurti, duke e akuzuar për keqpërdorim të fondeve publike në fushatën elektorale. Në një postim të tij në rrjetet sociale, Haxhiu ka kritikuar ndarjen e granteve për anëtarët e VV-së dhe ka ngritur akuza për abuzim me paratë e shtetit, duke e quajtur këtë një shembull të mashtrimit dhe korrupsionit të Qeverisë Kurti.

Postimi i plotë:

Nga 100 mijë euro grante për anëtarët e VV-së, i ka ndarë Qeveria Kurti, ndërsa 100€ i ndanë sadaka në fushatë elektorale.

Kjo është Qeveria Kurti e mashtrimit e abuzimit me parën publike, qeveri e hajnisë e korrupsionit dhe nepotizmit.
Albin Kurti ka shkel mbi çdo kauzë të tij, tani po perpiqet te blejë vota me parat e popullit.
Hajna dhe mashtrues!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i futbollit Llapi ka vendosur që të shkarkojë stafin…