Haxhiu: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, i rëndësishëm për shtetin dhe qytetarët

02 qershor 2022 | 15:08

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur të enjten në takim komisioneren për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatoviq, me të cilën ka diskutuar për reformat e nisura nga Ministria e Drejtësisë.

Haxhiu e ka njoftuar komisioneren Mijatoviq për punën që është bërë deri më tani në kuadër të reformës në drejtësi si dhe me politikat që avancojnë të drejtat e njeriut si dhe veprimet që janë ndërmarrë në adresimin institucional të dhunës në familje dhe krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë si dhe punën gjithëpërfshirëse në kuadër të strategjisë për drejtësi tranzicionale.

Ministrja Haxhiu ka përmendur edhe Kodin Civil si një dokument të rëndësishëm në avancimin e të drejtave të njeriut si dhe tregoi rëndësinë që ka për vendin dhe qytetarët anëtarësimi i Kosovës në

Këshillin e Evropës, me ç’rast përveç tjerash kjo do të ndikonte edhe në përmirësimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë, duke krijuar kushte më të përshtatshme për të implementuar praktikat më të mira rrjedhimisht ngritjen e standardeve të respektimit të të drejtave të njeriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë çmimin prestigjioz “Joan…