Haxhiu: Ata që e kanë fituar pasurinë në mënyrë të ligjshme s’kanë nevojë të frikësohen

24 shkurt 2022 | 12:49

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë  se askush nuk ka nevojë të frikësohet nga projektligji për verifikim të pasurisë së pajustifikueshme.

“Ose na thoni që s’po bëni gjë ose që po nguteni. Kriminelët qofshin të kujdesshëm ose të pakujdesshëm duhet të shqetësohen, të brengosen dhe të frikësohen. Dikush që e ka pasurinë nga të ardhurat e ligjshme nuk duhet të frikësohet nga ky projektligj”.

“Nuk keni nevojë të frikësoheni për fatin që dispozitat që parasheh ky ligj ndjek vetëm pasurinë që nuk mund të justifikohet. Ky ligj nuk suspendon në asnjë rrethanë bazë penale të konfiskimit”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…