Haxhiu: Atyre që po u shkelen të drejtat të paraqiten tek Inspektorati i Punës

17 mars 2020 | 09:40

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se qeveria ka ndërmarrë veprime e masa për sigurinë e qytetarëve për shkak të rrezikut nga pandemia Covid 19 dhe se këto vendime janë të detyrueshme për të gjithë. Megjithatë, lidhur me pikat që lidhen me marrëdhënien e punës, Haxhiu ka thënë se ende ka biznese dhe kompani që nuk po respektojnë pika të caktuara të vendimit. “Sipas informacioneve që i kam, po i detyrojnë të marrin pushim në kuadër të pushimit të rregullt vjetor. Kjo është shkelje e vendimeve të qeverisë. Kjo është e dënueshme dhe penalizohet sepse rrethanat e tilla nuk duhet të keqpërdoren nga askush”, ka thënë Haxhiu, e cila ka shtuar se kërkohet nga të gjitha palët të cilat konsiderojnë se po u shkelen të drejtat nga marrëdhënia e punës, por edhe siguria dhe shëndeti në punë, t’i drejtohen Inspektoratit të Punës përmes numrit pa pagesë 0800 77 5 77 apo në e-mail zyrtar: [email protected]

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zjarr ka përfshirë një serë të mbjellë me fidanë…