Haxhiu bisedon me krerët e sistemit të drejtësisë për reformën në drejtësi
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbajtur të enjten një takim me drejtuesit e sistemit gjyqësor, sistemit prokurorial si dhe përfaqësuesit ndërkombëtar nga Zyra e BE-së, Ambasada Amerikane në Kosovë, Këshilli i Evropës dhe OSBE-së.
Në takim është diskutuar për reformën në drejtësi, për veprimet e mëtutjeshme lidhur me paketën ligjore, gjashtë projekt-aktet normative të cilat rrjedhin nga Deklarata e Përbashkët e Zotimeve.
Ministrja Haxhiu fillimisht falënderoi të gjithë akterët për kontributin e tyre në finalizimin e paketës së tillë ligjore dhe gjithashtu, theksoi rëndësinë e procedimit tutje, si hap tjetër i rëndësishëm i reformës në drejtësi.
Në takim mes tjerash, gjithashtu është diskutuar për rëndësinë dhe mundësinë e konsultimit të paketës ligjore me Komisionin e Venedikut, marrë parasysh edhe rekomandimet e raportit për vendin.
E tërë kjo po bëhet në mënyrë që paketa ligjore të jetë në përputhje të plotë me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.