![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/Bekim-Haxhiu.jpg)
Haxhiu: Buxheti 2024 i qeverisë Kurti pasqyron dallimin dhe diskriminimin që po i bëhet Drenicës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se buxheti 2024 i propozuar nga qeveria Kurti, pasqyron më së miri dallimin dhe diskriminimin regjional dhe politik që po i bëhet Drenicës.
Ai ka shkruar në “Facebook” se emrat në qeveri janë tjerë, por nuk dallojnë asgjë nga mentaliteti, logjika dhe forma e veprimit si e kohës së Rankoviqit.
“Jugonostalgjikët e ri në qeveri, vazhdojnë traditën e diskriminimit ndaj Drenicës. Qeveria Kurti anashkalon Skenderajn nga investimet kapitale. Buxheti 2024 i propozuar nga qeveria Kurti 2, pasqyron me së miri dallimin dhe diskriminimin regjional dhe politik që po i bëhet Drenicës. Sot emrat në Qeveri janë tjerë por nuk dallojnë asgjë nga mentaliteti, logjika dhe forma e veprimit si e kohës së Rankoviqit”, ka shkruar Haxhiu.
![](https://ekonomiaonline.com/wp-content/uploads/2023/12/haxhius.png)