Haxhiu: Deputetët të votojnë kundër marrëveshjes që i falë tokë Malit të Zi
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se sot mbahen dy seanca jashtëzakonisht të rëndësishme.
“Në të parën pra atë të Apelit, duhet dhënë fund turpit dhe padrejtësisë ndaj aktivistëve ndërsa në të dytën deputetët duhet të respektojnë betimin e dhënë pra të votojnë kundër marrëveshjes që i falë mbi 8200 ha, Malit të Zi!”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.
Gjykata e Apelit pritet të merr sot vendimin për katër aktivistët e Lëvizjes vetëvendosje. Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti që ishin dënuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës me 21 vjet burgim.
Ndërkohë që po të enjten mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku do të hidhet në votim Projektiligji për ratifikimin e Marrvëshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.