![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/haxhiu-1.jpg)
Haxhiu dhe ambasadorja e Suedisë diskutuan për sundimin e ligjit
18 maj 2021
| 13:55
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmack Ahliny dhe zyrtarin politik Olle Ingvarsson.
Duke shprehur falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë, ministrja Haxhiu i informoi më shumë rreth prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë dhe çështjeve të përbashkëta në fushën e sundimit të ligjit.
Në anën tjetër ambasadorja Karin Hernmack Ahliny vuri theksin te respektimi i të drejtave të njeriut, dhe njoftoi ministren e Drejtësisë Haxhiu lidhur me kontributin e Suedisë në fusha të ndryshme, në veçanti në sundimin e ligjit.
Nga të dy palët u shpreh vullnet për bashkëpunim me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit.