Haxhiu dhe Deliu-Kodra përplasen në Kuvend për punësime familjare
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pyetur deputeten e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, lidhur me punësimin e motrës së saj në prokurim të Kuvendit dhe vëllait në RTK.
“Nëse flas me gjuhën e Abelard Tahirit atëherë zonja Deliu duhet të të pyes a keni ndikuar në punësimin e motrës tuaj në prokurim të Kuvendit ose vëllain në RTK, ose me ua përmend që dhëndëri juaj është arrestuar në OSHP”, ka deklaruar Haxhiu.
Kurse, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë kunati i ministres Drejtësisë është i arrestuar për terrorizëm në Maqedoninë e Veriut.
“Një ministre që vjen këtu e flet për akuza, e kunati i saj është i arrestuar për terrorizëm në Maqedoni, nuk mund të na japë leksione. Si takoheni ju me një homolog nga Gjermania kur në CV ju shkruan se kunatin e keni të arrestuar për terrorizëm në Maqedoni”, ka deklaruar ajo.