Haxhiu dhe Kosnett diskutuan për prioritetet në fushën e sundimit të ligjit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett, me të cilin ka diskutuar për prioritetet në fushën e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.
Gjatë këtij takimi, Haxhiu ka shprehur përkushtimin e saj për bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në.
Haxhiu e njoftuar diplomatin amerikan për ndryshimet dhe reformat që kanë filluar të ndërmerren për ligjin, duke përmendur kështu çështjen e Vetingut.
Ai ka treguar për hapat e parë lidhur me themelimin e grupit të ekspertëve për draftimin e skenarëve për këtë proces.
Kurse, ambasadori Kosnett e ka uruar ministren për detyrën e re dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të kontribuar dhe mbështetur prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë që lidhen me shtetin e së drejtës.