Haxhiu: Do t’i adresojmë të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias

03 gusht 2022 | 14:43

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka mirëpritur vendimin e Komisionit për Legjislacion për themelimin e grupit punues për shqyrtimin e Projektligjit për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ajo është zotuar se do t’i marrin parasysh të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias në raport me këtë projektligj.

“Rekomandimet e Komisionit të Venecias do të adresohen një për një, me ç’rast Ministria e Drejtësisë do të jetë pjesë aktive e procesit të shqyrtimit të Projektligjit dhe adresimit të këtyre rekomandimeve po ashtu i ftoj të gjithë akterët, që të japin kontributin e tyre në mënyrë që Kosova të jetë shembull se si funksionon një mekanizëm i konfiskimit civil dhe se si pasuria që nuk mund të justifikohet, i kthehet shtetit”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka mirëpritur nisjen e…