Haxhiu: Dorëheqjen ia kemi dorëzuar kryeministrit Kurti, ai e ka njoftuar Konjufcën

15 prill 2025 | 23:55

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, pretendoi se ministrat në detyrë të Qeverisë në largim kanë respektuar procedurat ligjore për të kaluar nga posti i ministrit në atë të deputetit.

Haxhiu tha në “Interaktiv” të KTV-së se dorëheqjet janë bërë në përputhje me ligjin dhe për këtë ajo lexoi një letër dorëheqjeje, të cilën tha se ia ka dërguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili më pas, pretendoi ajo, ia ka dërguar Konjufcës.

“Ne e kemi bërë këtë. Unë e kam përpara dëshminë për këtë ku e kemi njoftuar kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zotin Kreshnik Radoniqi që ne pranojmë mandatin e deputetit. Kjo ka ndodhur para certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve. E dyta është dorëheqja që e kemi bërë sot para seancës konstituive. Pra e kemi njoftuar kryeministrin Kurti dhe Kurti ka njoftuar kryetarin Konjufca.” – tha Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte në Pressing diskutohet për seancën e sotme në Kuvend…