Haxhiu e Mehmeti koordinohen për bashkëpunim në përfaqësimin e Kosovës në Arbitrazh
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur të martën në takim guvernatorin e Bankës Qendrore, Fehmi Mehmetin.
Përfaqësimi i Republikës së Kosovës në Arbitrazh ishte temë qendrore e këtij takimi, me ç’rast u diskutua rreth bashkëpunimit për përfaqësim sa më dinjitoz në këtë institucion.
Guvernatori Mehmeti, e vlerësoi të rëndësishëm koordinimin ndërinstitucional dhe njëherësh ofroi bashkëpunimin për përfaqësimin sa më profesional në Arbitrazh.
Ministrja Albulena Haxhiu shprehi vullnetin dhe gatishmërinë e plotë për të ofruar bashkëpunim brenda kompetencave në synim të rezultatit sa më të mirë në këtë përfaqësim.
Guvernatori Mehmeti ka theksuar edhe rëndësinë e rregullores për përcaktimin e kritereve për vlerësimin e dëmeve jo-materiale si dhe vështirësitë e bashkëpunimit me institucionet kryesore të drejtësisë.
Në këtë takim është diskutuar edhe për rëndësinë e themelimit të Gjykatës Komerciale duke adresuar çështjen e përzgjedhjes së ekspertëve financiar dhe profesionalizmit të tyre. Të dy palët u dakorduan për thellim të bashkëpunimit për të mundësuar dhe rritur sukseset përballë aspiratave për të forcuar në këtë mënyrë institucionet respektive të Republikës së Kosovës.