Haxhiu e nënshkruan traktatin për transferimin e të burgosurve nga Danimarka

26 prill 2022 | 17:38

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe homologu i saj nga Danimarka, Nick Haekkerup, kanë nënshkruar të martën traktatin i cili i hap rrugë bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në avancimin e shërbimeve korrektuese. Po ashtu, ky traktat i hap rrugë edhe përkrahjes se projekteve për energji të gjelbër, si dhe promovimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut ndërmjet dy vendeve.

Nënshkrimi i traktatit pason nënshkrimin e letër-qëllimeve ndërmjet ministrave të Drejtësisë dhe Ekonomisë së dy vendeve më 21 dhjetor 2021, i cili shpreh përkushtimin për zgjerimin e bashkëpunimit politik dhe zhvillimor, duke nxitur dhe thelluar tutje partneritetin ndërmjet dy vendeve, në fusha me interes të përbashkët.

Danimarka kishte arritur një marrëveshje me Kosovën për 300 qeli për 210 milionë dollarë.

Në kuadër të marrëveshjes, të burgosurit në Danimarkë, planifikohet të dërgohen në Institucionin Korrektues në fshatin Pasjak të Komunës së Gjilanit, rreth 50 kilometra larg nga Prishtina, duke filluar nga viti 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë mbetur vetëm edhe tri ditë deri në Kampionatin Evropian…