Haxhiu e përfundon dëshminë për rastin Dehari, në orën 14:00 mban konferencë për medie
20 nëntor 2023
| 12:20
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka përfunduar dëshminë e saj në polici për rastin Dehari.
Ajo pas dëshmisë ka thënë se detajet do t’i tregojë në konferencën e orës 14:00 në Ministrinë e Drejtësisë.
Haxhiu ishte ftuar për të dëshmuar pas deklaratave se dihet si ka ndodhur rasti Dehari, por duhet pasur vullnet për ta zbardhur.