Haxhiu e Tahiri përplasen në Kuvend: Të isha në vendin tënd do të më vinte turp
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka pasur një përplasje me deputetin e PDK-së Abelard Tahiri.
Këtij të fundit, Haxhiu i ka thënë se “do t’i vinte turp po të ishte në vendin e tij”.
“Me qenë sikur ti me kish ardhur turp për ty. Cili ka qenë veprimi yti për krijimin e kushteve në këtë Institut sepse nuk e ke pasur rastin pwr tw rregulluar ndonjë gjë. Keq ma ke lënë IML-nw e keq ma ke lënë SHKK-në. Më mirë hesht. Nëse nuk hesht mos tento me hedh hi në këtë Kuvend”, ka thwnw ministri Haxhiu.
Sa i përket raportimeve në media për djegien e mustaqeve të Adem Jasharit e gishtit të Isa Boletinit, Haxhiu tha se ato kanë qenë dhuratë nga familja për njërin prej punonjësve aty.
E ndaj këtij fjalimi reagoi deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, duke shtuar se po të zhdukeshin mustaqet e Adem Jasharit “i kishte ardhur marre”, raporton EO.
“Me pas qenë ministër i Drejtësisë dhe me pas humb mostrat e Astrit Deharit nuk kisha mundur me qenë në skenën politike. Besoni se nuk kisha mundur me qenë në skenë politike”.