Haxhiu: Ekspertët kanë paralajmëruar valë të re të Covidit, jemi larg imunizimit të popullatës
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se ekspertët kanë paralajmëruar valë të re të koronavirusit në Kosovë.
Në këtë kontekst, Haxhiu ka thënë se Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) i nevojiten 8 muaj kohë për të filluar procesin e vaksinimit me ekipet mobile në sheshet e Kosovës.
Deputeti Haxhiu ka kritikuar qeverinë për jetët e humbura nga Covid-19 si dhe ka kërkuar përgjegjësi për skadimin e afatit të 133 mijë dozave të vaksinës.
“Dikush duhet të jap llogari për katastrofën shëndetësore të shkaktuar gjatë muajve të kaluar, për jetët e humbura nga Covid-19, pa llogaritur këtu pasojat shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuara nga veprimet e papërgjegjshme, politike e populiste të kësaj qeverie. Dikush duhet të jap përgjegjësi për 133 mijë doza të vaksinave të cilave u kaloi afati i përdorimit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Postimi i plotë:
Papërgjegjësia, paaftësia dhe neglizhenca e MSh në procesin e vaksinimit rezultoi me humbjen e jetëve të shumë qytetarëve.
Me vetëm 40 për qind të qytetarëve të vaksinuar me dy dozat e vaksinës anti-Covid-19 Ministria e Shëndetësisë e ndërpret sërish vaksinimin gjatë vikendeve, duke e lënë anash edhe fushatën për vaksinim dhe për pasojë kemi rënie të numrit të të vaksinuarave në baza ditore e javore.
Ministrisë së Shëndetësisë i’u nevojiten 8 muaj kohë për të filluar procesin e vaksinimit me ekipet mobile në sheshet e Kosovës.
Dikush duhet të jap llogari për katastrofën shëndetësore të shkaktuar gjatë muajve të kaluar, për jetët e humbura nga Covid-19, pa llogaritur këtu pasojat shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuara nga veprimet e papërgjegjshme, politike e populiste të kësaj qeverie.
Dikush duhet të jap përgjegjësi për 133 mijë doza të vaksinave të cilave u kaloi afati i përdorimit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti John Hopkins në Kosovë për 8 muaj vetëm 40% e qytetarëve janë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinave anti-Covid-19.
Ekspertët e Shëndetësisë paralajmërojnë valë të re të Covid-19 dhe kjo shifër e vaksinimit është e ulët për të mbrojtur popullatën nga valët e reja të Covid-19.
Me këtë nivel të vaksinimit jemi larg imunizimit të popullatës dhe Ministrisë së Shëndetësisë nuk po i bëhet vonë pasi është pa vizion e strategji konkrete se si ta përmbush vaksinimin e tërë popullatës.