Haxhiu falënderon deputetët për votimin e Byrosë për konfiskimin e pasurisë
14 korrik 2022
| 13:04
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë miratuar në parim Projektligjin për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Miratimin e këtij Projektligji e ka përshëndetur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Falënderoj deputetët e Kuvendit për miratimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Rekomandimet e Komisionit të Venecias do të adresohen të gjitha pranë grupit punues të Komisionit për Legjislacion”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në “Facebook”.