Haxhiu falënderon stafin e kabinetit të saj
03 qershor 2020
| 17:13
Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka falënderuar përzemërsisht stafin e kabinetit të saj.
Falënderimi i saj ka ardhur pas emërimit të Qeverisë së re, e cila do të drejtohet nga Avdullah Hoti.
“Përzemërsisht falënderuese për stafin tim për angazhimin gjatë kësaj kohe”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.