Haxhiu: Faton Klinaku i zgjoi nga gjumi LV-në, ka disa muaj ishin të heshtur
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kritikuar drejtuesin e OVL-UÇK-së Faton Kinaku për deklaratën e tij “më parë e vras Kurtin, se që largohem nga Kosova”.
“Faton Klinaku me deklaratën e tij është treguar i pamatur pikërisht duke i shkuar për shtati VV-së e cila që nga themelimi nxitë vazhdimisht vlla-vrasje, përçarje e shkatërrimin e shtetit”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.
Haxhiu ka shkruar se Klinaku i paska zgju nga gjumi LV-në se ka disa muaj janë heshtur, e besa as statusa nuk kishin ftyrë me postu në rrjete sociale, nga skandalet e çdoditëshme të Qeverisë.
Postimi i plotë i tij:
Faton Klinaku me deklaratën e tij është treguar i pamatur pikërisht duke i shkuar për shtati VV-së e cila që nga themelimi nxitë vazhdimisht vlla-vrasje, përçarje e shkatërrimin e shtetit.
Klinaku i paska zgju nga gjumi LV-në se ka disa muaj janë heshtur e besa as statusa nuk kishin ftyrë me postu në rrjete sociale, nga skandalet e çdoditëshme të Qeverisë.
VV-së nuk i ka penguar as vjedhja e rrymës, as vjedhja e grurit, vajit, sheqerit, as arrestimi i sekserit Ridit e dilerit të drogës asambleistit të LVV-së Mujecit.
E tash po u pengojka deklarata e Faton Klinakut, po kanë harru që pikërisht VV-ja me eksponentët e saj bënin thirrje çdo ditë për vrasjen e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
Pse LVV-ja nuk përgjigjet cilin politikan te PDK-se ka pasë dëshirë Albin Kurti ta vriste përmes sekserit të tij Ridit?
Shumë bre hipokrita!!!