Haxhiu: Fehmiu, Xheva dhe Fatimja do të mbeten përherë shembull i përjetshëm i luftës sonë çlirimtare

22 shtator 2024 | 15:14

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kujtuar në 26-vjetorin e rënies, heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovcin dhe Fatime Hetemin.

Haxhiu ka thënë Fehmiu, Xheva dhe Fatimja do të mbeten përherë shembull i përjetshëm i luftës sonë çlirimtare, që simbolizon forcën e një populli që nuk u përkul para padrejtësive.

“Me rastin e 26-vjetorit të rënies së heronjve të kombit Fehmi e Xhevë Krasniqi Lladrovci dhe Fatime Hetemi. Fehmia, Xheva e Fatimja, do të mbeten përherë shembull i përjetshëm i luftës sonë çlirimtare, që simbolizon forcën e një populli që nuk u përkul para padrejtësive.  Me rënien e tyre, ata ndezën një flakë të pashuar në zemrat e grave dhe burrave, duke i frymëzuar ata të vazhdojnë rezistencën deri në fitoren e plotë të lirisë. I kujtojmë me nderim e krenari për guximin dhe sakrificën që e lartësoi luftën tonë për liri”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

=

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë në Pejë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga…