Haxhiu: Foto e Kurtit tregon pozicionin e saktë të tij me SHBA-të

20 gusht 2024 | 20:39

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka komentuar fotografinë e kryeministrit në hapjen e Konventës Kombëtare Demokratike.

Haxhiu përmes një shkrimi në “Facebook”, thotë se qëndrimi i Kurtit në rreshtat e fundit tregon pozicionin e saktë të tij me SHBA-të.

Haxhiu tha se Kurti edhe aty e ka vendin, sipas tij, nuk Meriton trajtim më të mirë.

Ai e quajti Kurtin mashtrues e filozof i dështuar.

“Foto e Kurtit tregon pozicionin e saktë të tij me SHBA-të. Larg shumë larg. Në rreshtat e fundit, aty ku edhe e ka vendin, nuk meriton trajtim më të mirë mashtruesi, filozofi i dështuar”, shkroi Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje tragjike që përfundoi me vrasje ka tronditur Vranjevcin…