
Haxhiu gjithmonë ka qenë e gatshme të sakrifikohet për partinë
25 prill 2025
| 07:54
Opinionisti Rrahman Paçarizi ka thënë se Albulena Haxhiu, e cila është propozuar nga LV-ja për kryeparlamentare, ka qenë gjithmonë e gatshme të sakrifikohet për partinë.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai tha se Haxhiu po përdoret dhe ajo është e vetëdijshme.
“Krejt padrejtësia që po i bëhet Haxhiut, dhe që ka bazë serioze, e ka bazën te ai keqpërdorimi i VV-së duke e qitë atë sikur dashin për me i thy dyert e kështjellës. Po përdoret, po sakrifikohet, jo se nuk është e vetëdijshme, sepse është e vetëdijshme, mirëpo ja që kjo po ndodh. Haxhiu gjithmonë ka qenë e gatshme me u sakrifiku për VV-në”, u shpreh Paçarizi.