
Haxhiu: Gjykata Kushtetuese është bërë aleate e partive opozitare
23 tetor 2023
| 12:25
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Gjykata Kushtetuese është bërë aleate e partive opozitare.
“Mendoj që Gjykata Kushtetuese është bërë aleat i opozitës. Një përpjekje shumë e vështirë por do të jetë e suksesshme”, ka thënë Haxhiu në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale
Për këtë ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi.
“Kjo fjalë e konfirmoi se ka tendencë që shteti demokratik të kthehet në shtet autokrat”, ka thënë ajo.