Haxhiu godet Osmanin: Mashtroi Sejdiun dhe Mustafën, as Kurtin s’është tragjike

02 qershor 2024 | 13:27

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, duke komentuar plasaritjen mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për atë të parën “nuk është kurrgjo tragjike me ia kthy shpinën” këtij të fundit, duke u thirrur për ndarjen e rrugëve të Osmanit në të kaluarën me ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiun, dhe ish-kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafën.

 

“Vjosa në LV nuk ka shkuar për interesin e qytetarëve, por për interesin e saj politik. E ka mashtruar Fatmir Sejdiun, Isa Mustafën, edhe Kurtit me ja kthyer shpinën nuk është tragjike për të”, ka thënë Bekim Haxhiu për “ Front Online”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë qëndrimit në Turqi, përkatësisht në Stamboll, kryeministri i Kosovës,…