Haxhiu godet Prokurorinë Speciale: Gjithmonë dëshiron të dëmtojë Vetëvendosjen, donin ta shpallnin organizatë terroriste
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për ftesën që Prokuroria Speciale i ka bërë për intervistim kryeministrit Kurti.
Ajo ka thënë prokurorët nuk duhet të refuzojnë kërkesën e Kurtit që ai të intervistohet në zyrën e tij.
“Prokurorët nuk duhet të refuzojnë ftesën e Kurtit, intervisitmi në zyrën e kryeministrit ka ndodhur edhe më herët por këta nuk duan të flasin për këtë, arsyet duhet të tregohen nga vetë Prokuroria”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka theksuar se nëse Prokuroria Speciale është e interesuar për të marrë përgjigjen nga kryeministri Kurti atëherë lirisht mund t’i përgjigjet kërkesës së kryeministrit Kurti.
Po ashtu Haxhiu ka thënë se Prokuroria Speciale ka mundur më herët ta dërgojë ftesën jo në kohë fushate.
“Prokuroria Speciale ka tendencë për ta dëmtuar VV-në, gjithmonë kanë qenë bashkë kur kanë dashur që VV-në ta shpallin organizatë terroriste”, ka thënë Haxhiu.