Haxhiu: Gratë kanë dëshmuar që janë udhëheqëse të fuqishme, ato janë shtylla e shoqërisë
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu “Kamishi”, është takuar sot më gratë e Skenderajt, me ç’ raste ka thënë se ato meritojnë mbështetje të pakushtëzuar, mundësi të barabarta dhe respekt të sinqertë sepse janë shtylla e shoqërisë tonë.
“U bashkuam në Skenderaj për të treguar se Kosova mund dhe duhet të ofrojë mundësi të reja dhe më të mira për vajzat dhe gratë, duke i hapur atyre horizonte të pafundme”, u shpreh ai.
Postimi i plotë:
Gratë kanë dëshmuar që janë udhëheqëse të fuqishme, profesioniste të shkëlqyera dhe ndërmarrëse të jashtëzakonshme.
Ato meritojnë mbështetje të pakushtëzuar, mundësi të barabarta dhe respekt të sinqertë sepse janë shtylla e shoqërisë tonë.
Sot takuam disa prej tyre në Skenderaj për të theksuar se barazia gjinore nuk është vetëm një çështje që i përket grave, por një kauzë që e përfshin të gjithë shoqërinë.
U bashkuam në Skenderaj për të treguar se Kosova mund dhe duhet të ofrojë mundësi të reja dhe më të mira për vajzat dhe gratë, duke i hapur atyre horizonte të pafundme.