Haxhiu-Hetemit: Mos prano që serbët me u tall me ty për pazaret e Albinit e Besnik Bislimit
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po mundohet ta largojë, Lulzim Hetimi nga ndërtesa e Komunës në veri me një Udhëzim Administrativ.
Haxhiu përmes një shkrimi i ka bërë thirrje Hetimit që mos të pranojë talljen e Kurtit dhe Bislimit me të.
“Ju kam treguar që në fillim se Albin Kurti ka me u tërheq nga veriu, sepse kudo që deri sot ka hy është tërhequr”, shkroi tutje Haxhiu.
“Qëndro Lulzim Hetemi, mos u dorëzo!
Albin Kurti po mundohet me të largu nga Komuna me një Udhëzim Administrativ.
Serbët me potesta e dhunë nuk arriten me të largu nga Komuna, ndërsa Albini e Elberti po të largojn me Udhëzim Administrativ (UA).
Radha është ti me kërku llogari për sakrificën që ke bërë tash e sa muaj.
Ju kam treguar që në fillim se Albin Kurti ka me u tërheq nga veriu, sepse kudo që deri sot ka hy është tërhequr.
Albin Kurti fjalë i ka babush, a punët si hiq kërkush.
P.S.
Albin Kurti me sejment e tij janë Kali i Trojës në Qeveri”.