Haxhiu i PDK-së: 3 860 profesionistë shëndetësorë kanë ikur nga Kosova dhe sektori publik
12 shtator 2024
| 11:38
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka folur në lidhje me ikjen e profesionistëve shëndetësorë nga sektori publik.
Në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, Haxhiu ka thënë se për tri vjet e gjysmë kanë ikur mbi 3 800 profesionistë shëndetësorë, përfshirë mjekë dhe infermierë.
“Deri më 1 qershor 2024, për tri vite e gjysmë mbi 3860 profesionistë shëndetësorë, mjekë, stomatologë, infermierë, fizioterpeutë dhe teknikë të tjerë mjekësorë kanë ikur nga Kosova dhe shumë të tjerë nga sektori publik në sektorin privat”, ka thënë Haxhiu.
Deputeti Haxhiu ka alarmuar për kolaps të sektorit publik shëndetësorë.