Haxhiu i PDK-së, LV-së: ‘Hajnia ju ka dalë mbi kapuç’

24 tetor 2024 | 14:35

Deputeti i Partisë Demokracisë e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, në seancën e jashtëzakonshme ka thënë se Vetëvendosje kur ishte në opozitë kishte premtuar depolitizimin dhe departizimin e ndërmarrjeve publike.

Ai ka thënë se “hajnia nuk mshefet me kapuç”.

“A është ky depolitizim e departizim i ndërmarrjes publike kur kryetarja e komiteteve të LV-së, Dejona Mihali, i shkruan dhe i aprovon komunikatat për media të KEK-ut? A është ky depolitizim e departizim kur Dejona Mihali nga zyrët e partisë vendos kur duhet me pasur rrymë e kur nuk duhet me pasur rrymë? A është kydepolitizim e departizim kur Dejona Mihali i thotë kryshefit ekzekutiv të KEK-ut ‘hajde në zyrë të partisë, veç hajde me kapele’? Po nuk mshefet hajnia me kapuç, ju ka dalë mi kapuç hajnia, prandaj edhe s’kanë fytyrë me ardhur me u përballë këtu”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruar nga: Dr. med. Ylli H. Mehmeti Konceptualisht inati është…