Haxhiu i PDK-së: Politika e Kurtit, Toka e Manastirit të Deçani + ZAJEDNICA = KiE

16 prill 2024 | 22:12

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare ishte PRO anëtarësimit të Kosovës në KiE, shkruan Periskopi.

Haxhiu duke e uruar këtë, theksoi se “në maj Këshilli i Ministrave të Jashtëm do të vendosë PRO anëtarësimit të Kosovës, nëse Qeveria Kurti e miraton Statutin e ZAJEDNICËS”.

Postimi i plotë i Bekim Haxhiut:

Urime hapja e rrugës që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, pas miratimit të raportit nga Asambleja Parlamentare.

Në maj Këshilli i Ministrave të Jashtëm do të vendosë PRO anëtarësimit të Kosovës, nëse Qeveria Kurti e miraton Statutin e ZAJEDNICËS.

Anëtarësimi i Kosovës në KiE është proces i pakthyeshëm, asesi ky antarësim nuk do të duhej të kushtëzohej me miratimin e Statutit të ZAJEDNICËS.

P.S.
Politika e Kurtit:
Toka e Manastirit të Deçani + ZAJEDNICA = KiE.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyljeta Ukella është gruaja që dyshohet të jetë vrarë nga…